Pjesë e panelit në emisionin sportiv kushtuar Champions League në TCH, në moderimin e gazetarit Edi Manushi, është edhe legjenda e Kombëtares shqiptare, Igli Tare.
Ish-drejtori sportiv i Milanit u pyet se kush krosonte më mirë te Kombëtarja mes Altin Haxhit dhe Klodian Duros.
Reagimi i 53-vjeçarit erdhi në formë batute ndaj Duros:
“Do rrijë pa gjumë Duro, por do zgjedh Haxhin”. Tare dhe Duro kanë luajtur bashkë te Shqipëria nga viti 2001 deri në 2007.