Egnatia mori një tjetër rezultat historik në grupet e Conference League, barazimi 1 – 1 kundër Aarhus në Danimarkë.
Gjithsesi, kampionët e Shqipërisë e kishin fatin me vete për të tentuar fitoren, pasi karton të kuq për rivalin që në minutën e 3-të.
Mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, ka ende “pishman”, pasi ekipi, nëse do të ishte treguar më i kujdesshëm, do të kishte dalë me 3 pikë nga stadiumi “Cepheus Park”.
“Nëse do të ishte para ndeshjes, patjetër që do të ishim të kënaqur, sepse luanim jashtë kundër një rivali shumë të fortë që ka dalë vitin e kaluar kampion në Danimarkë. Dihet që niveli i kampionatit danez është goxha i fortë.
Kështu që, para ndeshjes do të ishim të kënaqur, por siç shkoi sfida… Pashë të çunat, por edhe te vetja që u mërzitëm pak. Futbolli ky është, ndonjëherë nuk i parashikon dot ca gjëra.
Disa momente që mund të bënim edhe më mirë, për shembull te rasti i golit të pësuar, apo edhe në momente të tjera. Siç e thashë, ky është futbolli. Pikësëpari, shpresoj që tifozët t’i kemi bërë krenarë.
Gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e tyre. Edhe pse Rrogozhina është qytet i vogël, mbështetja e tyre asnjëherë nuk ka munguar, në çfarëdo lloj ndeshjeje. Ne luajmë edhe për ata, pasi janë suporti ynë kryesor”, ishin fjalët e Sotës.