Futbollisti Solomon Friday Nicholas i bashkohet anëtarit të Ligës së Parë të Kosovës, FC Ferizaj.
Ferizajasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me akademinë FC Bethel Sporting për transferimin e mesfushorit Solomon Friday Nicholas.
20-vjeçari nigerian është mesfushor me tipare defensive, i cili karakterizohet nga forca fizike, intensiteti dhe gatishmëria për të kontribuar në të dy fazat e lojës.
Solomon ka nënshkruar me FC Ferizajn kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit shtesë:, ka njoftuar FC Ferizaj.
Pas javës së 11-të, Ferizaj renditet në pozitën e 5-të me 19 pikë.