Kryendeshja Shkëndija – Vardari, flet Babunski

Futboll

Kryendeshja Shkëndija – Vardari, flet Babunski

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 12:41
Pamje nga ndeshja e kaluar

Kampioni aktual, Vardari i Shkupit, është gati për përballjen e madhe ndaj liderit Shkëndija nga Tetova. 

Derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit luhet sot, në orën 14:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar. Ndeshjen do ta gjykojë Stojançe Trpçevski.

Këto dy skuadra, së bashku me Struga Trim Lum, janë konkurrentet kryesore për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e di mirë edhe David Babunski, një nga organizatorët kryesorë të lojës së Vardarit, i cili përcjell optimizmin që mbizotëron në ekipin e drejtuar nga Miodrag Bozhoviq.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Jemi përgatitur mirë dhe presim një duel të fortë, ku gjithçka do të vendoset nga nuancat dhe detajet më të vogla. Kemi hyrë në një seri të mirë dhe presim që kjo ecuri pozitive të vazhdojë edhe në derbin kundër Shkëndijës.

Këtë herë do të luajmë në Gostivar. Të dyja skuadrat janë ndër më cilësoret në vend, kemi respekt të ndërsjellë dhe besoj se do të ofrojmë futboll të bukur. Ne synojmë tri pikët dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur qëllimin”, deklaroi David Babunski.

Fitorja e fundit e Vardarit në udhëtim ndaj Shkëndijës daton më 27 tetor të vitit 2025. 

“Ende i kam të freskëta kujtimet nga ajo ndeshje. Vardari kishte kaluar një kohë të gjatë pa fituar në udhëtim ndaj Shkëndijës, por luajtëm me guxim dhe arritëm të triumfonim.

Tani përbërjet e skuadrave kanë ndryshuar pjesërisht, por ka edhe futbollistë që ishin të pranishëm në atë takim. Sidoqoftë, kjo do të jetë një histori e re në derbit mes Shkëndijës dhe Vardarit. Ne udhëtojmë me shumë optimizëm dhe vetëbesim”, përfundoi organizatori i lojës së Vardarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat