Klafuriç befason te Tirana me lënien në stol të qendërsulmuesit, me surpriza edhe Csaba Laszlo te Vllaznia!
Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Vllaznia – Tirana, e vlefshme për javën e 8-të në Abissnet Superiore, janë publikuar formacionet.
“Timonieri” i ekipit shkodran, Csaba Laszlo, ka befasuar me lënien në stol të Klinti Qato, ndërsa i ka besuar nga minuta e parë sulmuesit Sabion Bizi.
Te Tirana, bie në sy lëvizja e trajnerit Dean Klafuriç, lënia në stolin e rezervave të qendërsulmuesit Tomislav Kis.