Në derbin e Shkodrës në Kategorinë e Dytë mes Vllaznisë B dhe Shirokës (4 - 2), e vlefshme për javën e 5-të, kapiteni i Shirokës, Erjon Vucaj, u largua nga fusha me urgjencë në minutën e 30-të, si pasojë e përplasjes së fortë me mbrojtësin rival, e ku u transportua drejt spitalit të Shkodrës.
Klubi i Shirokës ka reaguar për gjendjen e Vucajt, duke qetësuar tifozët: “I urojmë shërim të shpejtë kapitenit tonë, Erjon Vucaj!
Në minutën e 30-të të ndeshjes, pas një dyluftimi në fushë, Vucaj u dëmtua si pasojë e një ndërhyrjeje nga mbrojtësi i Vllaznisë dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, gjendja e tij është e mirë! I urojmë kapitenit tonë rikuperim sa më të shpejtë dhe e presim sa më parë në fushën e blertë, aty ku i takon!”