Abbas: E prisnim këtë ndeshje të vështirë

Futboll

Abbas: E prisnim këtë ndeshje të vështirë

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 12:43
Ibrahim Abbas

Elbasani rezistoi kundër Teutës në “Niko Dovana”, duke siguruar një pikë në këtë transfertë tepër të vështirë, sfidë e mbyllur 0-0. Mesfushori i verdhebluve, Ibrahim Abbas, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa u prononcua para mediave:

“Faleminderit të gjithëve. E prisnim këtë ndeshje të vështirë.

Luanim kundër kryesuesve të kampionatit. Rezultatet dhe paraqitjet pozitive na japin besim për ndeshjet e ardhshme.

Nuk jam vetëm unë që ndihmoj Boriçin te Elbasani, por është i gjithë ekipi, si dhe rregulli i ri, që po ndihmon të rinjtë shqiptarë.

Kemi vetëm 3 ditë që po stërvitemi me trajnerin e ri. Po përpiqemi të gjithë si grup që të përshtatemi me skemat e reja. Fatmirësisht, shkoi mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat