Ernest Muçi “bashkon forcat” me Armand Dukën dhe FSHF-në për Erjon Vishkullin, vjen reagim i sulmuesit kuqezi!
Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në protestat e studentëve, ku mbeti i plagosur rëndë në sy tifozi i Kombëtares, Erjon Vishkulli.
I riu u godit me plumb gome në sy, ndërsa rreziku është i madh që ai të mos shikojë më me syrin e majtë, vendi ku mori goditjen.
Muçi, në “story”, ka shpërndarë postimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sikurse FSHF-së, ku i shprehet gatishmëria për ta ndihmuar Vishkullin me trajtim të specializuar, me qëllim për të shmangur humbjen e shikimit në syrin e dëmtuar.