Kreu i FSHF-së, njëherazi në rolin e Zëvendëspresidentit të UEFA-s, Armand Duka, ishte mbrëmë i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”, të organizuar nga revista prestigjioze franceze, “France Football”, Londër.
Duka ka postuar foto në rrjetet sociale nga ky event, ndërsa shfaqet pranë kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Ka mbrëmje që nuk maten me trofe, por me emocionet që lënë pas.
‘Ballon d’Or’ 2026, një kujtesë se pas çdo momenti të madh në futboll fshihen vite pune, sakrifice dhe ëndrra të realizuara”, shkrimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kushtuar ceremonisë së trofeut më të rëndësishëm për një futbollist në planin individual, “Topi i Artë”.