​Dybala ende nuk është gati për të luajtur

Futboll

​Dybala ende nuk është gati për të luajtur

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 14:09
​Dybala

Paulo Dybala nuk do të jetë i gatshëm për Romën në ndeshjen e sontme kundër Cagliarit në Serie A, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Klubi italian ka publikuar listën e lojtarëve për këtë përballje, me trajnerin Gian Piero Gasperini që ka vendosur të mos e përfshijë argjentinasin pas seancës së fundit stërvitore në Trigoria.

Sipas raportimeve të “Sky Sport Italia”, 32-vjeçarit i nevojiten edhe disa seanca stërvitore para se të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare.

Dybala ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në pulpë, ndërsa këtë sezon ka regjistruar katër asistime në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Roma shpreson që sulmuesi të rikthehet për ndeshjen ndaj Udineses të shtunën e ardhshme, përpara duelit të rëndësishëm kundër Manchester Unitedit më 3 nëntor në “Old Trafford”.

Përballja Roma – Cagliari zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat