Vllaznia rikthen trajnerin shkodran në “shtëpi”, zbulohet misioni i rëndësishëm!
Në bazë të raportimeve nga mediat lokale në Shkodër, bëhet e ditur se Samuel Nikaj do të jetë drejtori i ri i akademisë së Vllaznisë, sikurse zëvendëstrajner pranë Csaba Laszlo te kuqeblutë.
Nikaj është emër i njohur te Vllaznia, pasi ka drejtuar edhe më parë në struktura të ngjashme, ndërsa ka një “CV” të pasur si trajner te Pogradeci, Burreli, Tërbuni apo Ada e Velipojës.
Qëllimi kryesor i ekipit shkodran në këtë detyrë për Samuel Nikajn ka të bëjë me riorganizimin e akademisë, ku misioni kryesor përkon me kalimin e sa më shumë talenteve drejt ekipit A.