UEFA Regions’ Cup, Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë

Futboll

UEFA Regions’ Cup, Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 14:33
Kombëtarja shqiptare e futbollit amator

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator do të luajë nesër ndeshjen e parë në raundin e ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027, ku do të përballet me Sllovakinë në orën 14:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi është përgatitur rregullisht për këtë sfidë, me stafin teknik që ka zhvilluar seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e këtij grupi.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas sfidës së parë, kuqezinjtë do të përballen më 1 nëntor me Italinë, në orën 14:00, ndërsa më 4 nëntor do të luajnë kundër Irlandës së Veriut Lindore, në orën 13:30. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.

Në rast se Kombëtarja do të renditet në vendin e parë të grupit, do të sigurojë për herë të parë në histroi kualifikimin në finalet e kampionatit Europan të UEFA Regions’ Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat