Luka Modriç ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje.
Futbollisti kroat ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve, ndërsa u ka dërguar forcë familjarëve për të përballuar këto momente të vështira.
“Është shumë e dhimbshme të dëgjosh lajmin për aksidentin hekurudhor në Spanjë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. U dërgoj gjithë dashurinë dhe forcën time për t’i përballuar këto momente jashtëzakonisht të vështira.
Falënderime të mëdha edhe për të gjithë ata që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, ka shkruar Modriç.
Sipas të dhënave të bëra publike në lidhje me ngjarjen, 68 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.