Trajneri i Partizanit “nuk mban më” dhe jep deklaratën

Futboll

Trajneri i Partizanit “nuk mban më” dhe jep deklaratën

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 12:34
Mislav Karoglan

Edhe pse Partizani nuk ka zhvilluar lojë të keqe nën drejtimin e trajnerit Mislav Karoglan, nuk ka asnjë pikë në 3 ndeshje, e përkthyer me 3 humbje dhe 8 gola të pësuar.

Deklarata e Karoglanit, i “karikuar” edhe nga humbja me Elbasanin, ka “trazuar ujërat”, ku shprehet në mënyrë indirekte për njëanshmëri deri në këtë pikë nga arbitrat kur luan Partizani:

“Më vjen keq për djemtë, dhanë gjithçka. Por kjo është jeta dhe ky është futbolli, ndonjëherë duhet pak fat për të pasur sukses. Besoj se nëse ka drejtësi në futboll, do të na kthehet fati.

Goli i Nikajt? Ishte faull i pastër ndaj Doumbias në aksionin përpara. Unë kam respekt për gjyqtarët. Bëjnë gabime, por çfarë kam vënë re në tri ndeshje, bëjnë shumë më shumë gabime ndaj Partizanit se ndaj kundërshtarëve”.

Sfida e radhës për “Demat e Kuq” përkon me datën 2 nëntor kundër Teutës në transfertë, ndërsa klubi i kuq mban vendin e fundit në tabelë me 4 pikë pas 9 javësh, shumë larg pritshmërive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat