Teuta i “fut frikën” Partizanit me “gjigantin” e sulmit

Futboll

Teuta i “fut frikën” Partizanit me “gjigantin” e sulmit

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 11:14
Teuta - Partizani

Ndonëse ishte dominuese në rastet e krijuara kundër Egnatias, Teuta doli e mposhtur në Rrogozhinë me rezultatin 0 - 1, aty ku vendosi goli i Adjessa.

Në javën e 10-të të Superiores, bregdetarët do të kërkojnë me patjetër fitoren ndaj Partizanit, me synimin për të mos humbur më shumë terren ndaj kryesuesve të Egnatias.

Pak minuta më parë, në postimin e fundit në rrjetet sociale, Teuta ka publikuar posterin e ndeshjes, ku shfaqet “gjiganti” i sulmit, Mmesoma Umejiego, i cili është 203 centimetra i gjatë dhe ka shënuar 4 gola në 9 paraqitje.

Sa i përket Partizanit, situata është e qartë, vetëm fitorja mund ta nxjerrë nga “gropa” ku ndodhet, në vendin e fundit të renditjes.

Ndërkohë, trajneri Mislav Karoglan është gati të “lëvizë të gjithë gurët” në planin taktik, për të marrë fitoren e parë me 17 herë kampionët e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat