Botërori U-15, Anglia merr penallti në minutë të fundit, Bolivia i hap portën

Futboll

Botërori U-15, Anglia merr penallti në minutë të fundit, Bolivia i hap portën

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 11:33
Pamje të çuditshme

Botërori për moshat deri në 15 vjeç, i cili po zhvillohet në Azerbajxhan, ka dhuruar një episod të pakëndshëm.

Ndeshja mes Bolivisë dhe Anglisë, e cila u mbyll me shifrat 3-2 në favor të formacionit europian, u vendos nga një penallti e dyshimtë në minutat e fundit.

Emmanuel Famokun u rrëzua jashtë zone nga një lojtar i Bolivisë, por arbitri akordoi penallti.

Në atë moment nisi gjithçka pasi protestat e amerikano-latinëve ishin të forta, por kryesori nuk ndryshoi mendje.

Në momentin e penalltisë portieri i Bolivisë zgjodhi që të qëndrontë në cepin e portës ndërsa lojtari anglez dërgoi topin në krahun e kundërt të kuadratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat