Barcelona ka frikë

Futboll

Barcelona ka frikë

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 15:26
Enrique e Flick

Barcelona ka frikë se mund të rrëshqasë sërish, kur këtë të shtunë mbrëma e pret Deportivo Alavesin në La Liga.

Një humbje do ta rikthente skuadrën në një skenar makthi, të cilin tifozët katalunas do të preferonin ta harronin.

Skuadra e Hansi Flickut synon ta stabilizojë situatën në përballjen me Alavesin, një ndeshje që merr edhe më shumë rëndësi pasi zhvillohet në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

Pasi e kishte nisur sezonin në mënyrë fantastike, me 11 fitore në të gjitha garat, Barcelona tani ka pësuar dy humbje radhazi.

Paris Saint-Germaini ia shkaktoi humbjen e parë, duke e mposhtur Barcelonën 4-2 në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Më pas, Real Madridi triumfoi 2-1 në “El Clasico”, në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit spanjoll.

Një humbje ndaj Alavesit do të shënonte herën e parë që Barcelona pëson tri disfata radhazi në ndeshje zyrtare brenda një sezoni, që nga edicioni 2015/16, kur skuadra drejtohej nga Luis Enrique.

Në atë kohë, Barcelona kaloi një periudhë shumë të vështirë mes 9 dhe 17 prillit të vitit 2016. Kjo kishte ndodhur para dhjetë vjetësh e gjysmë.

Rënia nisi me humbjen 1-0 në udhëtim ndaj Real Sociedadit, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës.

Më pas goditi Atletico Madridi, duke fituar 2-0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe duke e eliminuar Barcelonën nga gara, pasi kishte humbur 2-1 në ndeshjen e parë në Katalonjë.

Kolapsin e plotë e vulosi Valencia, e cila e mposhti Barcelonën 2-1 në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat