Do të startojë në orën 13:30, dueli mes Tiranës dhe Egnatias që luhet në stadiumin e Vorës.
Me kreun e klasifikimit të marrë në javën e fundit, skuadra e Nevil Dedes synon të ruajë pozicionin e parë, ndërkohë në krahun tjetër, edhe bardheblutë e Klafuriç janë të etur për pikë, pas barazimit 1 me 1 ndaj Dinamos.
Në përballjen e javës së parë mes njëra-tjetrës, ishte Egnatia që triumfoi me rezultatin 3 me 0.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Kollej, Fresneda, Meta, Staniç, Krymi, Mysloviç, Vogli, Daci, Hazrollaj, Kis. Trajner: D.Klafuriç.
EGNATIA: Tandialshvili, Smajli, Bitri, Ajijev, Ndreca, Beqja, Aleksi, Lukili, Albanese, Hoxha, Montenegro. Trajner: N.Dede