Archie Gray vazhdon të shkëlqejë në një pozicion të ri

Futboll

Archie Gray vazhdon të shkëlqejë në një pozicion të ri

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 13:33
Archie Gray

Një nga futbollistët që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë periudhës së fundit është Archie Gray.

20-vjeçari ka treguar paraqitje të qëndrueshme, pavarësisht se po aktivizohet jashtë pozicionit të tij natyral.

Në përballjen ndaj Crystal Palace, Gray luajti si mbrojtës i djathtë, për herë të nëntë këtë sezon në atë rol.

Ai shpërbleu besimin e trajnerit me një paraqitje cilësore, duke realizuar edhe një gol të rëndësishëm me kokë.

Megjithatë, De Zerbi vendosi ta zëvendësonte gjatë pushimit mes pjesëve, pasi futbollisti kishte marrë një karton të verdhë dhe rrezikonte të ndëshkohej sërish.

“Ai po përmirësohet shumë. Pas ndeshjes me Manchester Unitedin, ka luajtur në nivel shumë të lartë dhe ka treguar pjekuri të madhe”, deklaroi De Zerbi.

Trajneri shpjegoi se vendimi për zëvendësimin e Grayt ishte marrë për të shmangur një përjashtim të mundshëm.

“Nuk doja të rrezikoja një karton të dytë të verdhë. Më erdhi keq, sepse po luante shumë mirë. Ia shpjegova arsyen e vendimit dhe besoj se ishte zgjedhja e duhur në atë moment”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat