Feronikeli 74 i merr pikë Malishevës! Vendasit dështojnë nga penalltia

Futboll

Feronikeli 74 i merr pikë Malishevës! Vendasit dështojnë nga penalltia

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 14:52
Klubi i futbollit Feronikeli 74 nga Drenasi

Skuadra e Feronikelit 74 kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.

Skuadra nga Drenasi është ndarë në barazim pa gola (0:0) me Malishevën, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Kosovës në futboll.

Malisheva kishte mundësinë të shënonte në minutën e 35-të, por sulmuesi Xhemail Ibishi nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Një pikë e madhe për Feronikelin 74 në luftën për t'u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.

Në anën tjetër, Malisheva zhgënjeu me këtë barazim dhe tashmë rrezikon edhe pozitën e parë në tabelë.

Malisheva kryeson me 27 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 26 pikë (një ndeshje më pak) dhe Drita me 23 pikë (një ndeshje më pak).

Feronikeli është në vend ë shtatë me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat