Sahiti luan 83 minuta në fitoren e Hannoverit

Futboll

Sahiti luan 83 minuta në fitoren e Hannoverit

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:36
Futbollisti i Hannoverit, Ermir Sahiti

Emir Sahiti me Hannoverin ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj SG Dynamo Dresdenit, në kuadër të kampionatit gjerman, Bundesliga 2.

Tri pikë të rëndësishme për skuadrën vendase, ndërsa ekipi nga Dresdeni vazhdon të mbetet në fund të tabelës.

Për Hannoverin realizuan Chakroun (54’) dhe Hartel (61’), nga penalltia, ndërsa golin e vetëm për Dynamon e shënoi Rapp (11’).

Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, ishte titullar dhe u paraqit për 83 minuta në këtë takim.

Pas javës së 10-të në Bundesliga 2, Hannoveri renditet në vendin e 12-të me 11 pikë, ndërsa SG Dynamo Dresden zë vendin e 18-të me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat