Trepça ’89 mbetet pa trajner, Granit Dervisholli jep dorëheqje

Futboll

Trepça ’89 mbetet pa trajner, Granit Dervisholli jep dorëheqje

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:53
Granit Dervisholli largohet pas humbjes nga Kika

Trepça ’89 e Mitrovicës ka mbetur pa kryetrajner, pasi Granit Dervisholli ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Vendimi i tij vjen pas humbjes së djeshme të papritur me rezultat 2:1 ndaj Kikës së Hogoshtit, në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi zyrtar.

“KF Trepça ’89 njofton se Granit Dervisholli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës.

Respektojmë vendimin e tij dhe e falënderojmë për punën, përkushtimin dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe në krye të ekipit tonë.

Rrugëtimin e përbashkët e përmbyllim me respekt dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në shërbim të klubit dhe objektivave tona.

Në emër të drejtuesve, futbollistëve dhe gjithë familjes së KF Trepça ’89, Granitit i urojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trepça ’89 renditet në vendin e pestë me 23 pikë pas 13 javësh kampionat.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat