Gaje dhe Gjorgjievski i japin fitoren Shkëndijës së Tetovës!

Futboll

Gaje dhe Gjorgjievski i japin fitoren Shkëndijës së Tetovës!

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 16:51
Futbollistët e Shkëndijës festojnë golin në Shtip

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bregallnicës, me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 12-të të Lampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Artim Pollozhani arriti të marrë tri pikë të mëdha, falë golit të Marko Gjorgjievskit dhe portierit Gaje, i cili në minutën e 90+4-të priti penalltinë e Nikollovit.

Shkëndija e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë. Ndzengue realizoi për 0:1, pas asistimit të bukur të Krasniqit. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për futbollistin nga Gaboni.

Sipas mediumit maqedonas “Sportsport”, në minutën e 19-të, Kryeziu pati mundësinë ta dyfishonte epërsinë, por portieri vendas Jashar reagoi mirë.

Bregallnica gradualisht u rikthye në lojë dhe në minutën e 39-të arriti të barazonte rezultatin. Stojkoski realizoi një gol të bukur për 1:1.

Në pjesën e dytë, vendasit krijuan disa raste të rrezikshme, por Gaje u tregua vendimtar me pritjet e tij.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një rezultati tjetër, Shkëndija gjeti golin e fitores në minutën e 74-t. Marko Gjorgjievski, i cili sapo ishte inkuadruar në lojë, shënoi për 1:2 pas asistimit të Besart Ibraimit. Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në kampionat.

Drama e vërtetë erdhi në minutën e 90+4-të, kur gjyqtari, pas konsultimit me VAR-in, akordoi penallti për Bregallnicën për shkak të prekjes së topit me dorë nga Manevi.

Megjithatë, Gaje u shndërrua në heroin e Shkëndijës, duke pritur goditjen e Nikollovit dhe duke siguruar fitoren 1:2.

Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë tabelën e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kuqezinj ka 27 pikë, ndërsa Bregallnica renditet në vend të shtatë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat