Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Goce Sedlloski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, në të cilat kundërshtarë do të jenë Skocia dhe Sllovenia.
Fillimisht, më 13 nëntor, Maqedonia e Veriut do të jetë mysafire e Skocisë, ndërsa tri ditë më vonë do ta përfundojë këtë edicion të garave me ndeshjen kundër Sllovenisë.
Maqedonia këtë sezon debutoi në Ligën B, por në edicionin e ardhshëm do të rikthehet në Ligën C.
Në listën e publikuar nga Sedlloski mungon sulmuesi Bojan Miovski, ndërsa në vend të tij është ftuar Marko Gjorgievski.
Lista e futbollistëve të ftuar
Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borci nga Banjalluka, Bosnjë-Hercegovinë), Davor Taleski (Vardari).
Mbrojtës: Nikola Serafimov (Levski, Bullgari), Anes Meliçi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Mario Mlladenovski (Varazhdini, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Shqipëri), Stefan Despotovski (OFK Beograd, Serbi), Sebastian Herrera (Borci nga Banjalluka, Bosnjë-Hercegovinë), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Imran Fetai (Dinamo Bukuresht, Rumani).
Mesfushorë: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Matej Gashtarov (Crvena Zvezda, Serbi), Ljupçe Doriev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni).
Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greqi), Marko Gjorgievski (Shkëndija), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum).