​“Unë jam përgjegjës”, trajneri i Newcastle pranon fajin pas humbjes

Futboll

​“Unë jam përgjegjës”, trajneri i Newcastle pranon fajin pas humbjes

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 13:29
Matthias Jaissle

Newcastle United po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa trajneri Matthias Jaissle ka marrë përgjegjësinë për rezultatet zhgënjyese të skuadrës.

Newcastle u mposht të hënën 1-0 nga Evertoni, në kuadër të Premierligës, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Pas ndeshjes, tifozët vendas shprehën pakënaqësinë me vërshëllima, ndërsa presioni ndaj trajnerit është shtuar ndjeshëm.

“Unë jam përgjegjës për këtë situatë. Duhet të punojmë shumë për t’i përmirësuar gjërat”, deklaroi Jaissle.

Newcastle aktualisht renditet në pozitën e 13-të në Premierligë dhe ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit.

E ardhmja e trajnerit 38-vjeçar është vënë në pikëpyetje, ndërsa ndeshja e ardhshme kundër Fulhamit mund të jetë vendimtare për të.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit pritet ta shqyrtojnë situatën gjatë pushimit ndërkombëtar, në një periudhë kur shkarkimi i Jaissles nuk përjashtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat