Yamal shkruan historinë: 14 gola në Champions League, thyhet rekordi i Mbappes

Futboll

Yamal shkruan historinë: 14 gola në Champions League, thyhet rekordi i Mbappes

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 22:06
Futbollisti 19-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal

Lamine Yamal ka shkruar një faqe të re në historinë e Champions League.

Futbollisti 19-vjeçar i Barcelonës ka arritur në kuotën e 14 golave në garën më prestigjioze evropiane për klube, duke thyer rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappes për golat e shënuar nga futbollistët nën moshën 20-vjeçare, i cili ishte 13.

Yamal e realizoi golin historik në minutën e 7-të të ndeshjes kundër Aston Villas, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Me këtë arritje, talenti spanjoll i Barcelonës bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League për futbollistët që ende nuk i kanë mbushur 20 vjet.

Interesant është fakti se Yamal këtë shifër e arriti pas 37 ndeshjeve, ndërsa Mbappe 13 golat e tij i kishte realizuar në 23 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat