FC Lausanne-Sport emëron trajnerin e ri.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit zviceran.
“Ludovic Magnin rikthehet te FC Lausanne-Sport!
FC Lausanne-Sport njofton emërimin e Ludovic Magnin në postin e trajnerit të ekipit të parë.
Trajneri zviceran nga kantoni i Vaud-it ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028.
FC Lausanne-Sport i uron mirëseardhje Ludovic Magnin në rikthimin e tij në stadiumin ‘Stade de la Tuiliere’, si dhe shumë suksese në misionin që e bashkon klubin në këtë moment, sigurimin e mbijetesës në Superligë“, thuhet në njoftimin e FC Lausanne-Sport.