Pensionohet futbollisti dhe menjëherë merr detyrë të re në skuadër 

Futboll

Pensionohet futbollisti dhe menjëherë merr detyrë të re në skuadër 

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 16:00
KF Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit

KF Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit ka njoftuar se futbollisti Blendi Morina i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Megjithatë, Morina nuk do të largohet nga klubi, pasi do të vazhdojë të jetë pjesë e tij në një rol të ri, atë të trajnerit të përgatitjes fizike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi, ku ka falënderuar Morinën për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e dhënë ndër vite.

Kështu, Morina nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së lojës, por sërish në shërbim të Rilindjes 1974..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat