Nottingham Forest zë në befasi Man. Cityn në pjesën e parë

Futboll

Nottingham Forest zë në befasi Man. Cityn në pjesën e parë

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 19:28
Pamje nga ndeshja

Nottingham Forest është duke fituar 2:0 në pjesën e parë ndaj Manchester City, në sfidën që po luhet në “City Ground” dhe është e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Josko Gvardiol, ishte mbrojtësi brazilian Cunho, i cili edhe pse gati duke u rrëzuar, depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Gigio Donnarumma-n me goditjen e tij me të majtën.

Në minutën e 16-të, ishte sulmuesi i transferuar nga Chelsea, Liam Delap, i cili tregoi gjithë klasin e tij, pasi mori një top nga shoku u skuadrës në mesin e fushës, kaloi secilin që i dilte para dhe në fund dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 2:0 për Nottingham Forest. Enzo Maresca dhe Man. City i tij kane në dispozicion edhe 45 minuta të tjera për të shpëtuar nga humbja e tretë rresht në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat