17-vjeçari dhe prindërit gëzojnë me lot

Futboll

17-vjeçari dhe prindërit gëzojnë me lot

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 11:20
17-vjeçari Vael Mohja

17-vjeçari Vael Mohja ishte surpriza në listën e trajnerit Jurgen Klop për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndaj Serbisë dhe Holandës.

Lista e kombëtares gjermane u bë publike të enjten.

Tashmë, talenti i ri ka rrëfyer emocionet dhe krenarinë që përjetuan ai dhe prindërit e tij kur morën lajmin për grumbullimin.

“E mora vesh për ftesën vetëm të martën në mbrëmje”, u shpreh Mohja. “Në atë moment ndodhesha në palestër, kur më telefonuan, kështu që hoqa kufjet dhe iu përgjigja telefonatës.

Sigurisht, u gëzova shumë. Më pas ua tregova prindërve gjatë darkës dhe ata ishin po aq të lumtur. Madje, nisën të qanin nga emocionet.

Ky grumbullim do të thotë shumë për mua. Mendoj se çdo futbollist ëndërron që një ditë të marrë ftesë nga kombëtarja.

Të kem arritur deri këtu është thjesht e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat