Lojtari i Bashkimit: Me ndihmën e tifozëve drejt fitores ndaj Bregallnicës

Futboll

Lojtari i Bashkimit: Me ndihmën e tifozëve drejt fitores ndaj Bregallnicës

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 11:49
Skuadra e Bashkimit,

Skuadra e Bashkimit, me fitoren ndaj Arsimit (2:1), i dha fund serisë prej tri humbjesh radhazi, duke arkëtuar pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Skuadra nga Kumanova beson se e ka kaluar krizën e rezultateve dhe se, me mbështetjen e tifozëve vendas, do të arrijë të marrë pikë të reja në stadiumin e saj, sot kundër Bregallnicës së Shtipit, në ndeshjen që fillon në orën 12:00.

“Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për skuadrën tonë në këtë gjysmësezon.

Shpresojmë ta vazhdojmë serinë e fitoreve dhe t’i marrim tri pikët jashtëzakonisht të vlefshme.

 Për ta arritur këtë, kemi nevojë për mbështetjen e secilit tifoz kumanovar. Së bashku jemi më të fortë“, deklaroi ndër të tjera Antonio Rashid Da Silva.

Në 12 përballjet e deritanishme ndërmjet Bashkimit dhe Bregallnicës, tradita është në anën e skuadrës nga Kumanova, e cila ka regjistruar shtatë fitore, për dallim nga Bregallnica që numëron vetëm dy fitore. Ndërkohë, tri ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Bregallnicës së Shtipit do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit, me fillim në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat