Arlind Ajeti jep shkëndijat para Kombëtares, gjen golin në Turqi

Futboll

Arlind Ajeti jep shkëndijat para Kombëtares, gjen golin në Turqi

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 14:31
Futbollisti Arlind Ajeti

Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm për javën e 14-të të Ligës së Parë turke. 

Mbrojtësi i Kombëtares u shërbye saktë në zonë nga Moreira për të kaluar të tijët në epërsi në minutën e 15-të. Një lajm i shkëlqyer ky për Kombëtaren shqiptare, e në veçanti për trajnerin Rolando Maran.

Ajeti është pjesë e listës për dy ndeshjet e nëntorit, përkatësisht atë me Finlandën dhe Bjellorusinë.

E para do të luhet në "Air Albania", më 12 nëntor, ndërsa e dyta në transfertë, tre ditë më vonë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat