Media sllovene: Shumë gola apo shitje e mirë? Kundër Zvicrës mund t’i arrijnë të dyja

Futboll

Media sllovene: Shumë gola apo shitje e mirë? Kundër Zvicrës mund t’i arrijnë të dyja

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 20:33
Kombëtaren e Sllovenisë

Kombëtaren e Sllovenisë e pret të premten në Maribor ndeshja parafundit e Ligës së Kombeve. Para përballjes me Zvicrën, Aljosha Matko dhe Adam Gnezda Çerin janë në humor të mirë.  

Kombëtarja e futbollit të Sllovenisë po përgatitet në Brdo pri Kranju për ndeshjet përmbyllëse të Ligës së Kombeve. Sfida e radhës do të zhvillohet të premten, në orën 20:45, kundër Zvicrës, në stadiumin “Ljudski vrt” në Maribor.

“Shumë gola apo shitje e mirë? Kundër Zvicrës mund t’i arrijnë të dyja”, është titulli i mediumit slloven “Delo”.

Futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Boshtjan Cesar, pas katër ndeshjeve, kanë grumbulluar shtatë pikë dhe renditen në vendin e dytë të grupit B1.

Në krye të grupit është Zvicra, e cila i ka fituar të katër ndeshjet dhe ka grumbulluar 12 pikë.

Sllovenët e përfunduan ciklin e ndeshjeve të tetorit me fitoren 2:1 në fushën e Skocisë. Para kësaj, ata kishin pësuar humbje me të njëjtin rezultat ndaj Zvicrës.

Vendi i dytë në përfundim të fazës së grupeve siguron pjesëmarrjen në ndeshjet shtesë për ngjitje në Ligën A, ndërsa fituesja e grupit siguron promovimin e drejtpërdrejtë në elitën e futbollit evropian.

Të gjithë futbollistët që do t'i mbrojnë ngjyrat e Sllovenisë në stadiumin “Ljudski vrt” tashmë janë bashkuar me kombëtaren dhe kanë nisur përgatitjet për këtë përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat