Kosova U17 dhe U19 sot përballen me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Futboll

Kosova U17 dhe U19 sot përballen me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:35
Kosova U17

Kosova U17 dhe U19 sot përballen me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Kosova U17 dhe U19 do të zhvillojnë sot ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku kundërshtare do ta kenë Belgjikën.

E para në fushë do të zbresë Kosova U19, e cila do të përballet me belgët në stadiumin “Excelsior Stadium” në Airdrie. Takimi nis në orën 12:15.

Vetëm 15 minuta më vonë, në aksion do të jetë edhe Kosova U17, që do të luajë kundër Belgjikës në stadiumin “Ivan Laljak-Ivić” në Zaprešić, me fillim nga ora 12:30..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat