Espi: I refuzova ofertat e Premierligës për Realin

Futboll

Espi: I refuzova ofertat e Premierligës për Realin

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 17:31
Futbollisti Carlos Espí dhe Jose Mourinho

Futbollisti Carlos Espí ka zbuluar prapaskenat e transferimit të tij nga Levante te Real Madridi, duke konfirmuar se kishte mundësi të vazhdonte karrierën në Premierligë, por oferta e gjigantit spanjoll ndryshoi gjithçka.

Sulmuesi 21-vjeçar tregoi se vendimi u mor shumë shpejt dhe se transferimi u konkretizua brenda vetëm dy ditësh.

“Kishte mundësi të shkoja në Premierligë, por kur erdhi oferta e Real Madridit, nuk mund t’i thosha jo. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe u përfundua brenda dy ditësh”, deklaroi Espí.

Ai foli edhe për përvojën nën drejtimin e José Mourinhos, duke zbuluar se çfarë vlerëson më së shumti te trajneri portugez.

“Ajo që më pëlqen më shumë te Mourinho është inteligjenca e tij, sa lehtë komunikon dhe sa kërkues është. Kujdesi që tregon për mua dhe fakti që më tregon çfarë bëj mirë e çfarë gaboj janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, u shpreh sulmuesi.

Mourinho, sipas Espí, vazhdimisht i kërkon të jetë i durueshëm dhe të shfrytëzojë çdo mundësi.

Ai foli edhe për Kylian Mbappen, duke e cilësuar francezin si lojtarin më të mirë në botë dhe duke thënë se e meritonte Topin e Artë.

“Në çdo stërvitje përpiqem të mësoj prej tij. Më impresionojnë teknika, shpejtësia dhe aftësia e tij në driblime. Është nder të stërvitem me të”, përfundoi Espí.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat