Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë

Futboll

Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 18:42
Futbollisti Lamine Yamal

Gazetari i njohur spanjoll, Manu Carreño, ka dalë në mbrojtje të Lamine Yamalit, pas debatit të krijuar rreth trajtimit të veçantë që po merr ylli i Barcelonës nga përfaqësuesja e Spanjës.

Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë, pasi po rikuperohet në Barcelonë nga shqetësimet në gju.

Megjithatë, synimi është që ai të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës ndaj Anglisë.

Për Carreñon, vendimi i përbashkët mes Barcelonës dhe Federatës është plotësisht i arsyeshëm.

“Duhet të pranojmë se Lamine nuk është si të gjithë të tjerët, na pëlqeu apo jo. Mendoj se është hera e parë në historinë e futbollit spanjoll që kemi lojtarin më të mirë në botë”, deklaroi Carreño.

Ai shtoi se është e rëndësishme që Barcelona dhe Federata Spanjolle kanë arritur të bashkëpunojnë për të mirën e futbollistit, duke shmangur tensionet e së kaluarës.

Sipas gazetarit, ky nuk do të jetë rasti i fundit kur Lamine do të përfitojë nga një plan i veçantë rikuperimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat