Kombëtarja e Kosovës është në përgatitjet e fundit për sfidën ndaj Izraelit, e cila zhvillohet më 14 nëntor, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët synojnë të marrin pikët e plota në këtë përballje, në mënyrë që të ruajnë pozitën e dytë në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Sipas raportimeve të mediave izraelite të publikuara të enjten, mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në Prishtinë.
“Roy Revivo u ankua për një lëndim muskulor dhe nuk pritet të luajë në ndeshjen kundër Kosovës, ndërsa Manor Solomon, për shkak të dhimbjeve të shpinës, gjithashtu nuk është i gatshëm për një ndeshje të plotë dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të jetë nga fillimi”, ka shkruar “Sport5” të enjten.