Trajneri serb flet pas turpërimit, këtij shteti nuk i kishte ndodhur prej 88 vjetësh

Futboll

Trajneri serb flet pas turpërimit, këtij shteti nuk i kishte ndodhur prej 88 vjetësh

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 13:28
Përzgjedhësi i Greqisë, serbi Ivan Jovanoviq, përjetoi turpërimin në stadiumin në Amsterdam

Përzgjedhësi i Greqisë, serbi Ivan Jovanoviq, ka folur për mediat pas humbjes së rëndë të skuadrës së tij nga Holanda, me rezultat 7:0, në Amsterdam.

Greqia pësoi humbjen e tretë më të rëndë në historinë e saj, ndërsa një disfatë me një diferencë kaq të madhe golash nuk e kishte përjetuar prej 88 vjetësh.

Trajneri serb përjetoi turpërimin në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam.

“Mendoj se është ende herët për të thënë diçka.

Të gjithë jemi ende, ndoshta jo të shokuar, por e gjithë kjo situatë nuk është aspak e këndshme.

Kemi pësuar një humbje shumë të rëndë në çdo aspekt, si në pikë, ashtu edhe në garë. Nuk është e lehtë të mendosh menjëherë për ditën e ardhshme”, deklaroi Jovanoviq.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat