Foda para ndeshjes me Izraelin: Do të tentojmë të luajmë me presion që nga fillimi

Futboll

Foda para ndeshjes me Izraelin: Do të tentojmë të luajmë me presion që nga fillimi

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 14:29
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur pak para përballjes me Izraelin.

Foda ka bërë të ditur se Dardanët do të tentojnë të ushtrojnë presion ndaj kundërshtarit që nga minutat e para, por ka vlerësuar edhe forcën e skuadrës izraelite.

“Ne kemi një ide dhe natyrisht do të tentojmë që prej fillimit të luajmë me presion ndaj Izraelit, por duhet të llogarisim që edhe Izraeli ka një skuadër të mirë dhe të fortë.

Ata e kanë idenë e tyre, ne tonën. Shpresojmë për fitore”, ka deklaruar Foda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat