Norvegjia nuk e fal Uellsin, Nusa realizon një gol të bukur

Futboll

Norvegjia nuk e fal Uellsin, Nusa realizon një gol të bukur

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 19:52
Erling Haaland feston fitoren së bashku me bashkëlojtarët e tij

Norvegjia, ashtu siç pritej, e mposhti Uellsin me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Vëmendje të veçantë meriton goli i futbollistit Antonio Nusa, i realizuar në minutën e 59-të. Nusa përfitoi nga topi i kthyer në zonë dhe me një goditje nga rreth 16 metra e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës, për 1:0.

Në minutën e 68-të, Norvegjia dyfishoi epërsinë. Andreas Schjelderup përfitoi nga një pasim i saktë i Erling Haaland brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të ulët në mes të portës mposhti portierin kundërshtar, 2:0.

Uellsi ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të. David Brooks, pasi pranoi një pasim brenda zonës dhe realizoi me mjeshtëri, 2:1.

Fitoren e Norvegjisë e vulosi Erling Haaland në minutën e 88-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në drejtimin e kundërt nga ai ku u hodh portieri.

Me këtë fitore, Norvegjia renditet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Uellsi mbetet në fund të tabelës me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat