Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita në renditjen e FIFA-s.
Rezultatet e fundit jo të kënaqshme, barazimi 0:0 me Izraelin dhe humbja 3:0 nga Republika e Irlandës, kanë ndikuar në këtë rënie, duke bërë që Dardanët të renditen në vendin e 78-të.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Spanja, ndërsa Shqipëria pozicionohet në vendin e 65-të.
Kuqezinjtë kanë shënuar ngritje për një pozitë në ranglistën e FIFA-s.