Mata tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Futboll

Mata tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 13:29
Mata i jep fund karrierës

Juan Mata tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare.

“Ndonjëherë, dashuria do të thotë të dish të lëshosh. Faleminderit, futboll!”, shkroi futbollisti spanjoll në rrjetet sociale.

Mata është kampion i botës me Spanjën në vitin 2010 dhe kampion i Evropës në vitin 2012.

Mesfushori gjatë karrierës së tij ka luajtur ndër të tjera për Chelsean, Manchester Unitedin dhe Galatasarayn.

Në sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës australiane Melbourne Victory.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat