Probleme në stadiumin “Loro Boriçi”, edhe Vllaznia mund të marrë rrugët

Futboll

Probleme në stadiumin “Loro Boriçi”, edhe Vllaznia mund të marrë rrugët

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:43
Stadiumi Loro Boriçi

Stadiumi “Loro Boriçi” po i nënshtrohet rinovimit të tapetit, me synimin për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme të Vllaznisë.

Punimet kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, pasi është hedhur edhe fara e barit të ri.

Stafi po punon me ritme të larta, në një garë të vërtetë me kohën, ndërsa kushtet atmosferike mbeten një pengesë për përfundimin e procesit.

Objektivi kryesor është që fusha të jetë në parametrat e duhur për sfidën e fundjavës ndaj Laçit. Megjithatë, zhvillimi i kësaj ndeshjeje në Shkodër ende nuk është i sigurt.

Gjithçka do të varet nga ecuria e punimeve dhe koha që do t’i duhet barit të ri për t’u konsoliduar.

Në rast se tapeti nuk do të jetë gati, drejtuesit mund të shqyrtojnë një stadium alternativ. Për momentin, puna vijon me intensitet në “Loro Boriçi”, ndërsa ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kuqeblutë do të rikthehen në shtëpinë e tyre përballë Laçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat