Zbulohen rregullat strikte, ja kush përjashtohet

Futboll

Zbulohen rregullat strikte, ja kush përjashtohet

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 14:32
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin e Sponsorizimit” dhe se si do të funksionojnë mekanizmat fiskalë, duke nisur prej vitit 2027. Kufiri maksimal për çdo sponsor do të jetë deri në 30 milionë lekë në vit, ndërsa tavani kombëtar prej 2 miliardë lekësh.

Risia përkon me detajin se bizneset mund të mbështesin drejtpërdrejt sportistët apo artistët që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Te risia futet edhe krijimi i “Regjistrit Elektronik Kombëtar të Sponsorizimeve”, i cili do të jetë në menaxhim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ky regjistër ka për detyrë të regjistrojë çdo sponsorizim, pavarësisht vlerës.

Për të parandaluar ndikimin e papërshtatshëm në vendimmarrjet publike, projektligji ndalon pranimin e donacioneve dhe sponsorizimeve nga organet e drejtësisë, Policia e Shtetit dhe institucione të caktuara me kompetenca kontrolli e mbikëqyrjeje. Përjashtohen personat e dënuar për korrupsion. Po ashtu, janë të ndaluara rreptësisht edhe kontributet financiare anonime.

“Me këtë projektligj bëjmë një kapërcim konceptual, kalojmë nga modeli i bamirësisë së izoluar drejt një partneriteti strategjik ndërmjet shtetit, biznesit dhe shoqërisë, ku krijohet vlerë e përbashkët ekonomike dhe sociale.

Buxheti i shtetit mbetet një instrument themelor, por fondet publike dhe thirrjet vjetore nuk janë më burimi i vetëm për të mbuluar nevojat dhe ambiciet për zhvillim”, ishte reagimi i ministrit Gonxhja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat