Sassuolo e mposht Interin - Bota Sot
Sassuolo e mposht Interin

Futboll

Sassuolo e mposht Interin

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:45
Sassuolo

Sassuolo e ka befasuar Interin entuziast duke e mposhtur minimalisht në ndeshjen e tyre hapëse në edicionin e ri 2018/19 të kampionatit italian të dielën në Stadiumin Olimpik në Reggio Emilia.

Torino ishte nikoqire e Interit entuziast, pas përforcimeve të mëdha verore, në kuadër të ndeshjes së xhiros së parë të Serisë A, duke e mposhtur 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Domenico Berardi nga penalltia.

Sassuolo tregoi qëllimi e saj prej fishkëllimës së parë të gjyqtarit, duke nisur sulmet drejt portës së Samir Handanovicit pa rresht. Mundi i vendasve u shpagua kur Berardi u tregua i saktë nga penalltia, të cilën e kishte shkaktuar Miranda kur akrepat shënonin gjysmë ore lojë.

Interi arriti ta rimarrë veten më pas, por pa mundur ta tregojë forcën ndaj një Sassuolo kokëfortë.

Interi rastin më të mirë e pati me Matteo Politanon, që pas një depërtimi të mirë nga krahu, gjuajti larg portës pas një ore lojë.

Sassuoli ishte shumë pranë golit të dytë, kur Kevin Prince Boateng e qëlloi shtyllën gjashtë minuta më pas.

Zikaltrit patën mundësi ta barazonin rezultatin goditja e Stefan De Vrij u prit për mrekulli nga portieri kundërshtar në minutën e parë të kohës shtesë.

Kështu, Interi e nis kampionatin e ri me humbje 1-0 në udhëtim, ndër Sassuolo arkëton tri pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...