A do të kemi kategorizim të federatave në këtë fillim vit? Flet Haxhijaj

Sporti

A do të kemi kategorizim të federatave në këtë fillim vit? Flet Haxhijaj

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:15
A do të kemi kategorizim të federatave në këtë fillim vit? Flet Haxhijaj

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon se a do të ketë kategorizim të federatave në këtë fillim viti. 

“Bazuar në Rregulloren e Kategorizimit të Sporteve, KOK si viteve të kaluara do të bëjë kategorizimin, edhe pse këtë vit është shumë më vështirë, ngase atë që e thamë më lartë, federatat janë dëmtuar shumë me anulimin e shumë aktiviteteve sportive vendore e ndërkombëtare gjatë vitit 2020. 

Mirëpo Pas vlerësimit që do e bëjë komisioni i vlerësimit të KOK,  mund të dilet me konstatime. 

Pastaj duhet diskutuar së bashku MKRS e KOK, e ndoshta edhe federatat, për të gjetur zgjidhjen me te mirë të mundshme, zgjedhje kjo e cila nuk do të duhet të jetë jashtë rregulloreve dhe legjislacionit në fuqi.

Mendimi im është se në asnjë rrethanë kategorizimi i sporteve për vitin 2020 nuk duhet të penalizoj federatat, por duhet të ndodh e kundërta, federatat dhe sportet e Kosovës nga ky proces duhet të dalin të pa dëmtuara, më të forta dhe më të mbështetura nga institucionet shtetërore”, tha Haxhijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat