A do të reagojë policia e shtetit? Skandali i ndodhur me mbledhjen në zemër të Tiranës

Sporti

A do të reagojë policia e shtetit? Skandali i ndodhur me mbledhjen në zemër të Tiranës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:53
A do të reagojë policia e shtetit? Skandali i ndodhur me mbledhjen në zemër të Tiranës

E diela e fundit i rezervoi kryeqytetit shqiptar një ngjarje të pazakontë. Për fat të keq në zemër të Tiranës është shkelur në mënyrë flagrante ligji dhe sfiduar Akti Normativ i qeverisë i cili nuk lejon grumbullimin e më shume se 10 personave, në ambiente të mbyllura.

Por organizatorët nuk janë ndalur as përpara ligjit. Kjo ndodh në sallën e hotel MAK Albania në Tiranë. Por Komiteti Teknik dhe policia e shtetit as që duan të dinë se çfarë ndodh në këtë rast. Rreptësia për të gjobitur cilindo që ka harruar të vërë maskën apo të thyejë me disa minuta ndalimqarkullimin është zëvendësuar me një indiferencë spektakolare dhe të papranueshme, shkruan sportekspres nga Tirana.

E përsërisim: Ndodh në mes të Tiranës dhe jo në një fshat të humbur në ndonjë cep të Shqipërisë. Ndonjëherë, në ndonjë ditë a do të reagojë për këtë shkelje të turpshme dhe spektakolare Komiteti Teknik i Ekspertëve? Po policia e shtetit?! Pse ky selektivitet, që dikë e gjobit ndalon dhe arreston, ndërsa të tjerët mund të bëjnë ç’të duan.

Çfare ka ndodhur në MAK Albania, është pyetja që bën publiku. Një institucion që nuk funksionon prej vitesh dhe përmendet në media vetëm për skandale, mosfunksionim dhe polemika, siç është Komiteti Olimpik, befas zgjohet dhe kërkon të zhvillojë një mbledhje.

Pikërisht të dielën, në ditën më të qullur të këtyre ditëve dhe në një fshehtësi mediatike për t’u mbajtuar mend. Thuhet se po i shtrohet rruga për t’u zgjedhur në krye të Komitetit Olimpik, deputetit socialist Fidel Ylli. Pra, olimpizmi shqiptar të bëhet rozë dhe të ecë përpara. Këtu marrin përgjigje edhe pyetjet për shkelje të ligjit, moszbatim të tij dhe selektim të rasteve. Pavarësisht të gjithave, kjo ishte një shkelje e rëndë, në zemër të Tiranës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat