Linda Shala apo emri i njohur, zyrtarisht kandidate për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Linda Shala apo emri i njohur, zyrtarisht kandidate për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:08
Linda Shala apo emri i njohur, zyrtarisht kandidate për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës

Në historinë e sportit të Kosovës përkatësisht të Komitetit të Olimpik të Kosovës, për herë të parë një femër është kandidate për presidente të Komitetit Olimpikë të Kosovës. 

Kandidate është znj. Linda Shala, emër i njohur i sportit dhe i respektuar deri në pikën e fundit, respektivisht kontribuese e madhe në KB Trepça dhe në përgjithësi në basketboll, po ashtu edhe veprimtare e shquar në fuqizimin e femrës, të te rinjve dhe të rejave. Jo vetëm kaq, Linda ka kontribuar edhe në shumë sfera apo njihet edhe si “gruaja e hekurt”!

Znj. Linda e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot” kandidaturën e saj për presidente të KOK-ut. “Po, do të kandidoj. FBK me ka nominuar dhe e kam mbështetjen e fuqishme të tyre”, tha znj. Linda, e cila së shpejti do të shpalos edhe programin e saj.

Ajo është edhe nënpresidente e Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Kush e shtyri Lindën që të kandidojë? Siç merret vesh nga burimet tona, një numër i madh i federatave sportive, e bindën znj. Lindë që të kandidoj për postin e presidentes, në fakt do ta sfidojë presidentin aktual Besim Hasani, dhe Ismet Krasniqi, i cili e ka shprehur para disa muajve kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat