Mahalla, ish kampioni i Evropës ndihmon Kastriotin 

Sporti

Mahalla, ish kampioni i Evropës ndihmon Kastriotin 

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:35
Mahalla, ish kampioni i Evropës ndihmon Kastriotin 

Kampioni i Evropës në vitin 2004, ish karateisti i mirënjohur Fehmi Mahalla, e ka ndihmuar klubin e Kastriotit nga Ferizaj.  

Falënderoj kampionin evropian Fehmi Mahalla, i cili na përkrah dhe na ndihmon  financiarisht dhe me teknikat profesionale që sukseset mos të mungojnë në klubin e KK Kastrioti”, ka shkruar Halil Mahalla, kryetar i klubit.

Fehmi Mahalla ka qenë reprezentues i Zvicrës, me të cilën ka arritur rezultate kulmore.

Ai një periudhë ka qenë edhe selektor i kombëtares së Kosovës, që puna e tij ishte vlerësuar lart nga Federata e Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat