Mahnitëse apo Jo! E rrallë në botën sportive. Sportiste dhe nënë e përkushtuar deri në pikën e fundit. E shquar në lojë dhe e jashtëzakonshme për fëmijën e saj.
Basketbollistja argjentinase Antonella Gonzalez i dha gji vajzës së saj 11-muajshe në pankinën në mes të ndeshjes.
Kjo skenë e pazakontë u pa në ndeshjen e kampionatit argjentinas midis Thomas de Rocamore dhe Velez Sarsfield.

"Ne gjithmonë e bëjmë atë para ndeshjes. Gjithçka ishte e natyrshme", tha Gonzalez.
Skuadra e saj fitoi këtë ndeshje me rezultatin 61:44 dhe kështu arriti vendin e parë në tabelë, ndërsa Antonella e përfundoi ndeshjen me tetë pikë të shënuara.